Trajneri i Llapit Tahir Batatina iu ka kundërpërgjigjur Afrim Tovërlanit të Feronikelit.
Pas fitores 1:0 ndaj Llapit, trajneri i skuadrës nga Drenasi tha për lojtarët llapjanë se fusha e Drenasit nuk është Banja e Shakovicës, duke iu referuar zhagitjeve të lojtarëve kundërshtarë.
E për këtë deklaratë të Tovërlanit, Batatina ka reaguar menjëherë.
“Të mërkurën e ardhshme Afrim Tovërlani besojë nuk do të mbajë stërvitje, pasi që do të ulet para ekranit televiziv dhe do ta shikon skuadrën e Llapit në ndeshjen për Kupën e Kosovë”, ka shkruar Batatina, transmeton Llapi.info.
Llapi kishte eliminuar javë më parë Feronikelin, pikërisht në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, derisa të mërkurën luan me Lirinë në çerekfinale të Kupës së Kosovës./Llapi.info