Drita dje ka fituar titullin e dytë në histori të klubit, pasi në ndeshjen e fundit kampionale luajti pa gola me rivalin direkt, Prishtinën.

Me rastin e shpalljes kampion, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka uruar Dritën dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit.

 

“Urime Titulli i Kampionit të Kosoves Drita. Urime të gjithë qytetarve të Gjilanit tifozav Intelektualve ,Kryesis së Klubit Fc Drita ,Stafit teknik dhe të gjithë Lojtarve”, ka shkruar Batatina në facebook, transmeton Llapi.info

Llapi deri në disa xhiro para fundit të kampionatit ishte në garë për titull, derisa ishte pikërisht Drita që i dha ‘goditjen’ e madhe duke e mposhtur në Podujevë./Llapi.info