Skuadra e Llapit është futur në një krizë të rezultateve.

‘Llapjanët’ kanë humbur pesë ndeshjet e tyre të fundit, ku edhe kanë rënë dukshëm në tabelë, shkruan GazetaBlic.

Nga pozita e parë, Llapi tashmë pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë largë pozitës së parë.

Tahir Batatina ka mohuar lajmet për një largim të mundshëm të tij nga KF Llapi dhe ka thënë se njëherë nuk ka shansa që kjo të ndodhë.

“Nuk ka asnjë arsye që unë të shkarkohem. As Wengeri me Arsenalin që i ka pasur 6 humbje nuk është larguar, tash ka filluar me kap formën e fitoreve. Unë nuk jam trajner i 350 eurove për mu shkarku, ne i kemi objektivat e klubit, jemi dy njerëz që e mbajmë Llapin”, tha fillimisht trajneri i Llapit.

“Unë dhe Nexhat Dumnica mundemi edhe në ligë të dytë me dërgu klubin, ne i japim llogari vetëm vetit askujt tjetër. Atëherë kur unë e shoh se jam lodh dhe dua te pushojë, mundemi me sjellë një trajner të ri, por ka kohë njeherë, sepse çdo skuadër e ka nga një krizë momentale që mundet ta kaplojë”, përfundoi Tahir Batatina.