Studiuesit kanë krijuar dhe testuar një bateri që do të zgjidhë dy probleme që aktualisht po mundojnë botën me një goditje. Ata hartuan një bateri nanodiamond (NDB) që është bërë nga diamanti i krijuar artificialisht dhe mbetjet bërthamore.

Edhe pse tingëllon pak e pazakontë, një bateri e tillë mund të jetë pothuajse e pashtershme, d.m.th mund të zgjasë deri në 28 mijë vjet të pabesueshme pa mbushje shtesë, shkruan TechCrunch.

Siç theksojnë, teknologjia e tyre mundëson përdorimin më efikas të tensionit elektrik nga diamanti i përdorur në krijimin e baterisë, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, bateria nuk gjeneron gazra të dëmshëm gjatë funksionimit. NDB shpreson të jetë në gjendje të komercializojë bateritë e saj dhe t’i shndërrojë ato në një burim të përdorshëm energjie për gjithçka – nga aeroplanët elektrikë, anijet, automjetet e deri te pajisjet më të vogla si telefonat inteligjentë.

Për momentin, studiuesit janë të kënaqur me testimin e suksesshëm të konceptit të saj të baterisë nanodiamond, dhe dëshira e tyre është që të bëjnë një prototip funksional deri në fund të këtij viti.

Interesimi për këto bateri tashmë kanë treguar shumë kompani.