Një person i cili ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar dje në fshatin Batllavë të Podujevës, transmeton Llapi.info.
Policia njofton se arrestimi i këtij personi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sipas Policisë i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info