Michy Batshuayi u largua nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Sulmuesi belg iu bashkua gjiganti gjerman Borussia Dortmund si huazim deri në fund të edicionit.

E me t’iu bashkuar Dortmundit, Batshuayi ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit gjerman.

Në 12 paraqitje me Dortmundin, Batshuayi ka arritur të shënoj tetë gola dhe të dhurojë dy asistime.

Ai ka zbuluar se ka qenë ëndërr fëmijërore për të që të luaj me Dortmundin dhe Marseillen.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj me Dortmundin”, ka thënë Batshuayi për ‘Onze Magazine’.

“Sa isha te Standard Lutich në Belgjikë më pyetën se ku doja të luaja dhe u thash se ëndërroja Marseillen dhe Dortmundin”.

“Jam i lumtur dhe me fat që kam arritur të luaj për dy skuadrat e zemrës, dy skuadra të mëdha jo vetëm në shtetet e tyre por në Evropë”, u shpreh belgu.

Ai ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij pasi dëshiron të qëndrojë tek Dortmund, por klubi gjerman duhet ta bind Chelsean pasi nuk e ka opsionin e blerjes.