Të martën në mbrëmje do të përcaktohet skuadra e parë finaliste në UEFA Champions League.
Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Allianz Arena” të besuarit e Jupp Heynckes do të synojnë përmbysjen e madhe ndaj Reali Madridit.
Praktikisht duket një mision i pamundur pasi Bajerni edhe në këtë ndeshje vjen me mungesa të mëdha.
Vidal, Robben, Neuer, Coman dhe Boateng janë 5 lojtarët e formacionin titullar që për shkaqe dëmtimesh do të mungojnë në “Santiago Bernabeu”.
I vetmi lajm i mirë për bavarezët është rikthimi i Alabas, ndërsa ajo që bie në sy është edhe prezenca e shqiptarit Meritan Shabani.
Kjo është lista e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Madridit, shkruan Albeu.