Bayern Munich vazhdon të interesohet për transferimin e Frenkie de Jong.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka shprehur interesim për holandezin i cili me ardhjen e Xavit në krye të Barcelonës nuk e ka më vendin e sigurt në formacionin bazë.

Xavi po preferon treshen Gavi, Busquets dhe Pedri, kështu që De Jong nuk konsiderohet më si i pashitshëm nga Barcelona.

Marca ka raportuar se Bayerni po interesohet për shërbimet e holandezit dhe synon transferimin e tij qysh në janar.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, Bavarezët janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e ish-mesfushorit të Ajaxit.

Trajneri i Bayernit, Julian Nanglesmann e pëlqen shumë De Jongun dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Edhe në rast se do të refuzohet oferta e tyre në janar, Bayern janë të vendosur të provojnë në verë për transferimin e reprezentuesit holandez.