Bayerni ka vendosur ta blejë kartonin e James Rodriguez.
Bayern Munich ka vendosur që ta aktivizojë klauzolën e blerjes që ka për James Rodriguez.
Klubi gjerman ka vendosur që të paguajë 42 milionë, çmim i caktuar në klauzolë për blerjen e kolumbianit kur u huazua në verën e vitit 2017.
Nga huazimi dy vjeçar, Reali do të përfitojë 13 milionë euro dhe në total, lojtari që bleu në vitin 2014 për 80 milion euro, shitet për 53 milionë euro. James po shkëlqen në Gjermani dhe po i rritet vlera dita ditës.