Bashkimi Evropian i kërkon Prishtinës që urgjentisht dhe pa vonesë të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq e cilësoi si pozitiv faktin që ka nisur puna në hartimin e statutit të Asociacionit dhe tha se autoritetet kosovare kanë afat katër muaj, që të zbatojnë plotësisht këtë marrëveshje.
“Presim rezultate. Është e nevojshme të zbatohet kjo marrëveshje, ashtu si edhe të gjitha të tjerat”, tha Kocijaçiq, shkruan REL.
Marrëveshja për Asociciaionin është arritur në gusht të vitit 2015 dhe Prishtina ka nisur hartimin e statutit vetëm pak kohë më parë.