Orientim i vështirë është për ata që nuk e njohin mirë territorin e Komunës së Podujevës. Pak tabela orientuese gjenden nëpër rrugët e kësaj komune.
Disa kanë emërtime tjera me ato që janë të vendosura. Të gjithë “përdorin” shenja-objekte orientuese kur duan të lënë takim me dikë, ose kur mundohen t’i orientojnë të tjerët për destinacionin që kërkojnë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Emërtimet në letër ekzistojnë për të gjitha rrugët, por jo edhe në tabela. Këtij problem pritet t’i japë zgjidhje Zyra e Bashkimit Evropian, i cili do të financojë vendosjen e tabelave të rrugëve në disa komuna të Kosovës, përshirë edhe Podujevën.
Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Durim Salihu, ka thënë se ky projekt është i kushtueshëm dhe se komuna vetë nuk ka pasur mundësi buxhetore për të vendosur tabelat.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)