Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog e ka zhvilluar takimin e parë me presidentin Vjosa Osmani që nga zgjedhja e saj.
Szunyog ka shkruar se thellimi i partneritetit të përbashkët mes BE-së dhe rruga e Kosovës drejt BE-së ishin tema diskutimi.
Po ashtu ambasadori i BE-së u zotua që ta përkrahë Kosovën në procesin e vaksinimit antoCOVID.
“Kam pasur sot takimin tim të parë me Presidenten VjosaOsmani pas zgjedhjes së saj. Unë e përgëzova atë dhe isha e lumtur për të diskutuar mbi objektivat tona të përbashkëta: thellimin e partneritetit BE-Kosovë dhe vazhdimin e avancimit në rrugën drejt BE-së. Gjithashtu ramë dakord ta vazhdojmë mbështetjen e BE-së për vaksinimin në Kosovë”, ka shkruar ai.