Bechtel Enka është gëzuar që më në fundi sipas tyre është zgjidhur çështja e pagesës prej 53 milionëve nga Qeveria, njofton Klan Kosova.
“BEGP është e gëzuar që çështja e kostove shtesë të pësuara nga BEGP duke punuar brenda ndarjes së kufizuar buxhetore të Qeverisë së Kosovës – dhe ri-organizimi i nevojshëm i punëve për t’u përshtatur me mungesat e alokimit të buxhetit për projektin – më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftimin për media të zyrës për media të Bechtel Enka
“Ndërsa vendimi i Qeverisë nuk pasqyron kostot e plota të BEGP-së që lidhen me zgjatjen e punëve, ai është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë me Qeverinë e Kosovës. BEGP vazhdon të përqendrohet në përfundimin e autostradës dhe është e përkushtuar që t’i japë qytetarëve të Kosovës një tjetër projekt të rëndësishëm infrastrukturor kombëtar që lidh Kosovën me rajonin dhe BE”.
Në këtë komunikatë poashtu bëhet e ditur se se më 14 qershor të vitit 2018 do të lëshohet për qarkullim rruga që çon për në Brezovicë dhe Malet e Sharrit.
“Kemi në plan të dorëzojmë dhe lëshojmë për qarkullim një lidhje tjetër të autostradës, e cila çon në destinacionin turistik shumë të njohur të Brezovicës dhe maleve të Sharrit”.
“Së bashku me Qeverinë e Kosovës, ne do të nisim një fushatë kombëtare mbi “Vozitjen e Sigurt”, duke e ftuar publikun që t’i thotë “Jo” Shpejtësisë dhe “Po” Sigurisë në Rrugë”!