Në 19-vjetorin e rënies, sot në Tiranë mbahet akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit, gjeneral major Ilir Konushevci dhe doktor Hazir Mala.
Në akademi merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nën përkujdesjen e të cilit mbahet ky aktivitet përkujtimor.
Akademia mbahet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.