Sot janë bërë 12 vite nga protesta 10 shkurtit e Lëvizjes Vetëvendosje. Nga kjo protestë, humbën jetën aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Me këtë rast, familjarë, miq, deputetë të Kuvendit e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot kanë bërë homazhe pranë varrit të Mon Balajt në Podujevë, njofton Llapi.info

Duke i falënderuar të gjithë për prezencën në këto homazhe, familjarët e aktivistit Mon Balaj, u shprehen se Moni e Arbeni ishin në rrugë të drejtë, duke shtuar se duhet të punohet akoma më shumë për Kosovë e për Shqipëri.

Sot janë bërë homazhe edhe te varri i Arben Xheladin në Prishtinë,

Kujtojmë, në këtë protestë kanë mbetur edhe mbi 80-të lënduar./Llapi.info