Sot nën organizimin e Manchester Aid to Kosovo dhe në prezencën e ambasadorit të Britanisë së Madhe, Ruiari O’Connell i cili ka vizituar qytetin e Podujevës, është bërë edhe përzgjedhja e ambasadorëve të rinj nga klubi veror, transmeton Llapi.info.

Përzgjedhja e këtyre ambasadorëve është bërë e ditur nga deputetja e VV- së në Kuvendin e Kosovës, Saranda Bogujevci e cila përmes llogarisë së saj në Facebook ka shkruar se “ishte kënaqësi që patëm për vizitë ambasadorin e Britanisë së Madhe Ruairí O’Connell, të cilin e njoftuam edhe për aktivitetet e këtyre dy javëve”

“Njëkohësisht vizituam dhe muralin e punuar nga David Shillinglaë, projekt i realizuar nga MaK” ka përfunduar shkrimin e saj Bogujevci.

Kujtojmë se përzgjedhja e ambasadorëve të rinj është bërë sot në Parkun e Paqes së Mançesterit në Podujevë./Llapi.info