Me rastin e vdekjes së ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Koffi Anan, ka shkruar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai u shpreh i pikëlluar me vdekjen e njeriut të cilin e quajti mik të Kosovës dhe të shqipëtarëve.

Ky është postimi i plotë i tij:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës dhe të shqiptarëve, ish-Sekretarit të Kombeve të Bashkuara Koffi Anan, një nga diplomatët më të shquar në botë dhe një simbol karizmatik i Kombeve të Bashkuara, i cili u rrit në rangjet e tij për t’u bërë Sekretari i parë me ngjyrë i Kombeve të Bashkuara.