Biznesmeni Behgjet Pacolli, thotë se e ka financuar ndërtimin e rrugës në lagjen e Modripotokut të Marecit, e cila, pas përmbytjeve të para dy viteve, mbeti tërësisht e izoluar.

Sipas tij, shteti nuk ka ndërhyrë që ta ndërtojë këtë rrugë, çka e ka shtyerë vetë Pacollin që të intervenojë me mjete vetanake.

“Rruge moderne prej 2.7 KM që lidh këtë lagje malore me arterien kryesore (e cila gjithashtu është e dëmtuar dhe pret dorën e shtetit). Në kuadër të këtij investimi po punohet për riparimin edhe të varrezave të fshatit”, ka njoftuar Pacolli në Facebook.