Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip i bie “Mrekullia në qelinë numër 7”, po pëlqehet shumë nga audienca në Kosovë, ngase nuk janë të paktë ata që po i ndajnë përshtypjet e tyre lidhur me këtë film.

Filmi i cili flet për një histori dashurie midis një babai të sëmurë mendor, Memo dhe vajzës së tij Ova, ka prekur edhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka ndarë përshtypjet e tij për këtë film në rrjetet sociale.

Pacolli në këto ditë izolimi ua ka rekomanduar të gjithëve ta shikojnë këtë film, gjersa nuk e ka mohuar se është përlotur gjatë shikimit të tij.

Kur ne jemi të gjithë në shtëpi këto ditë, po kemi edhe kohë të lirë. Unë, përveç të tjerave, kam shikuar filmin turk "…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Mittwoch, 1. April 2020