Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar programin qeverisës, të publikuar së fundi nga Qeveria Kurti.
Megjithatë, ai ishte goxha i rezervuar lidhur me këtë çështje, duke thënë se është herët për të dhënë kritika.Në një prononcim për GazetaBlic, Berisha deklaroi se momentalisht janë në fazën e analizimiz të programit, andaj edhe është herët për të reaguar.
“Jemi duke e analizuar programin qeverisës. Momentalisht është herët për të dhënë kritika”, tha shkurtimisht Berisha.