Bekim Haxhiu, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se kërkesa për të tërhequr deri në 30% të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike.

Kështu ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se paratë e Trustit, sipas Haxhiut, nuk janë lojë bixhozi e as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike” që të dërgohet siç shprehet ai “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e prej atje në Slloveni, shkruan lajmi.net.

“Kërkesa e qytetarëve për të tërhequr deri në 30% të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike. Kjo temë, kjo kërkesë duhet të na bashkoj opozitë dhe pozitë për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike aktuale. Parat e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike” me i dergu “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e prej atje në Slloveni”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, ai ka shtuar se kërkesa për tërheqje të parave ngaTrustit, është kërkesë e qytetarëve.

Postimi i Haxhiut:

Kërkesa e qytetarëve për të tërhequr deri në 30% të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike.

Kjo temë, kjo kërkesë duhet të na bashkoj opozitë dhe pozitë për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike aktuale.

Parat e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike” me i dergu “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e prej atje në Slloveni, por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e tyre është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike.

Ndonëse Mimoza Kusari-Lila ka përvojë në proceset e privatizimeve, nuk po besoj se ka arritur deri aty sa të privatizoj bindjet, vullnetin dhe votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Me aq sa unë kam përvojë në Kuvendin e Kosovës në pesë mandate deputet, e di, se e drejta e votës së deputetëve nuk është privatizuar asnjëherë nga shefat e grupeve parlamentare, deputetët janë të lirë të votojnë në interes të qytetarëve.

Kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është e qytetarëve dhe deputetët që e konsiderojnë veten përfaqësues të popullit do e mbështesin kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Pytje për Mimozën dhe Qeverinë:

Sa para, miliona euro të Trustit të qytetarëve i ka shitur Qeveria në letra me vlerë?

A është kjo arsyeja e vërtetë e kundërshtimit të tërhqjes së mjeteve nga Trustit nga pushteti aktual?

Trusti është i qytetarëve, jo i pushetarëve!