Kryetari i Bashkësisë Islame – Dega në Podujevë, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim komandantin e ri të Stacionit Policor në Podujevë, kapiten Bekim Bislimin. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur Bekim Jashari.

Sipas tij, takimi i sotëm ka qenë një takim njoftues, me ç’rast Bekim Bislimi ka përgëzuar Bashkësinë Islame në Podujevë për punën e palodhur në shërbim të sigurisë në komunë.

Siç  ka bërë të ditur Jashari, Bislimi është zotuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionin e Bashkësisë Islame.

Nga ana tjetër, Jashari ka falënderuar Bislimin duke i dëshiruar sukses në detyrën e shenjtë dhe në shërbim të qytetarëve./llapi.info