Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ua ka uruar festën e Bajramit të Fitrit të gjithë myslimanëve anembanë botës.
Benzema i cili njihet si mysliman i devotshëm këtë urim e ka bërë përmes një videoje në llogarinë e tij në Facebook.
“Urime Bajramin krejt myslimanëve në gjithë botën!”, ka mbishkruar ai në video.
“Allahu i bekoftë të gjithë!”.
34-vjeçari po kalon në formën e tij më të mirë në karrierë duke i realizuar 42 gola deri tani, dhe madje ishte bërë hit gjatë muajit të Ramazanit në të cilin realizoi performanca të shkëlqyeshme pavarësisht se ishte duke agjëruar.