Deputeti i Listës Serbe ditë më parë e priti në takim kryeministrin Haradinaj, nga i cili mori premtim për krijimin e komunës së Gorës.
Por pas këtij takimi Hoxha është shkarkuar nga pozita si kryetar i komunës së përkohshme të Gorës.
Këtë lajm e kanë konfirmuar për gazetën serbe Politika, edhe e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Serbi.
Kjo zyrë ka thënë se shumë shpejtë do të vendosin se kush do të bëhet kryetar i kësaj komune, transmeton lajmi.net.
Hoxha është deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, i cili votoi pro demarkacionit.
Takimi i fundit i Hoxhës me Haradinajn ishte për Shën Gjergj.