Policia e Kosovës sot Vushtrri kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale vjedhje e rëndë dhe vjedhje e rëndë në tentativë, të cilat janë raportuar në dymujorin e këtij viti në zonën e Vushtrrisë.
M.D., 21-vjeç, është arrestuar mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti është i dyshuar për kryerjen e 11 veprave penale, ku cak i këtyre vjedhjeve kryesisht ishin dyqane dhe vetëshërbime në qytetin e Vushtrrisë. Në momentin e arrestimit i dyshuari në posedim kishte: një maskë, shufër metalike dhe dy kaçavida. Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë