Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Podujevë, sot i është bashkuar profesoresha dhe tranjera muliplikatore, Besarta Raci, transmeton Llapi.info.
Prezantimin e saj e ka bërë këshilltari komunal nga subjekt politik, Fitim Muçolli.
“Sot, Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë i është bashkuar profesoresha dhe trajnerja multiplikatore M.Sc, Besarta Raçi. Raçi është figurë e dëshmuar dhe vlerësuar lartë për përvojën e saj shumë vjeçare si profesoreshë, pjesëmarrëse në shumë seminare kombëtare dhe regjionale, ndërsa është një prej njohëseve më të mira në fushën e Teknologjisë Informative. Ajo do të sjellë në Lëvizjen Vetëvendosje dijen, shkathtësitë, dhe përvojën e saj të jashtëzakonshme. Lëvizja Vetëvendosje po rritet”, ka shkruar ai./Llapi.info