Skuadra e Besiktasit po vazhdon të punojë në transferimin e disa futbollistëve të rinj.
Drejtori sportiv i Besiktasit, Ceyhun Kazanci, deklaroi para disa ditësh se do të transferojnë lojtarë të rinj në skuadër dhe se merkato është ende e hapur për ta, andaj transferimi i talentëve po shqyrtohet, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mediumit turk, Hürriyet, Besiktas ka ka monituar edhe mesfushorin shqiptar, Emir Umit.
Mësohet se drejtuesit e klubit të madh turk ndoqën mesfushorin qendror 22-vjeçar Emir Umit nga skuadra e Rumanisë, Astra Giurgiu.
Umit, i lindur në Belgjikë, me prindër me origjinë nga Maqedonia, karrierën e kishte nisur te skuadra e Namur, ndërsa në Kosovë kishte luajtur edhe me ekipin e Llapit.