Besim Beqaj, aktualisht ministër i Inovacionit në Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, prin sa i përket pasurisë në raport me ministrat tjerë të kabinetit Qeveritar, pasi që pasuria që ai vetë e ka deklaruar arrin vlerën në mbi 2,5 milionë euro, raporton “Zeri.info”.
Beqaj i cili ka qenë ministër edhe në Qeverinë e kaluar, do të përballet me drejtësinë, pasi që ndaj tij, prokuroria ka ngritur aktakuzë në rastin “Pronto”, raporton zëri.info
Në formularët e deklarimit të pasurisë të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ai ka deklaruar shtëpi dhe truall në vlerë prej 232 mijë euro, shtëpi familjare dhe truall në vlerë prej 500 mijë euro, shtëpi familjare 250 mijë euro, tokë dhe mal 500 mijë euro, toke dhe objekte afariste 1 milionë euro, por edhe një sipërfaqe të tokës për të cilën nuk ka e caktuar vlerën e që e ka blerë në vitin 2017, raporton zëri.info.
Beqaj po ashtu në formular ka deklaruar se në pronësi ka edhe 2 vetura në vlerë prej 37,500 euro.
Po ashtu Beqaj në llogaritë e tij bankare ka të depozituara më shumë se 150 mijë euro.