Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se masat e reja të ndërmarra nga ana e Qeverisë, do t’i ndihmojnë bregdetit shqiptar e atë malazez.
Përfitues tjetër sipas Tahirit do të jenë edhe bizneset në Maqedoninë e Veriut.
“Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur”, ka shkruar Tahiri.