Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, Besnik Tahiri, ka thënë se kandidimi për kryetar të kësaj Komune në zgjedhjet lokale që do mbahen në vjeshtë ka qenë vendim i tij persona dhe jo i partisë.
Ai në rtv 21 ka thënë se ky vendim është miratuar më pastaj në parti, derisa ka shtuar se kësaj gare i ka hyrë me program, të cilin, siç ka thënë ai, është i bindur që do të triumfoj.
“Unë kam vendosur vet që të kandidoj për kryetar të Podujevës, nuk është i partisë. Ka qenë vendim personal, i cili është miratuar pastaj në parti. E njoh atë vend. Krejt njerëzit e Llapit që kanë gjetur një vend pune në Prishtinë, pra kanë ikur në Prishtinë. Prishtinën e mbajnë llapjanët, krejt njerëzit më të suksesshëm janë nga Llapi. Shumë problem ka me kanë me fitu Podujevës, por jam duke ia hyzmetin. Jam duke e bërë programin, konceptin me një ekip që jam i bindur që do të triumfoj. Llapjanët e di si frymon, por ata s’mundesh me “fulliratë”, ka thënë Tahiri.
Deri më tani, vetëm Tahiri i AAK-së ka shpallet kandidaturën e tij këryetar të Komunës së Podujevës./Llapi.info