Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka uruar llapjanët për miratimin e financimit të projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Podujevës.

Tahiri ka thënë se ky vendim vjen pas një procesi të ri-negocimit me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë.

Më poshtë postimi i plotë:

Urime Llapjan!

Sot, Qeveria Haradinaj mori vendim për financimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës. Ky vendim vjen pas një procesi të ri-negocimit me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë, proces ky që u rrezikua nga mos shfrytëzimi i afatit që ishte deri në vitin 2016.

Ky projekt i financuar përmes kredisë nga Unicredit Austria Bank AG i jep zgjidhje të përherëshme çështjes së ujërave të zaza, njëkohësisht përmirësimin e mjedisit dhe ruajtjen e tokes.

Ky hap vjen pas një faze të gjatë të punëve me shtrirjen e rrjetit të ujërave të zeza në fshatra dhe lagje të Podujevës. Efektet e këtij vendimi hapin mundësi jo vetëm në trajtimin e ujërave të zeza, por edhe në shfrytzimin e ujrave në shërbim të zhvillimit të bujqësisë.

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me marrjen e vendimeve dhe veprimeve të shpejta që i hapin rrugë zgjidhjes së problemeve të qytetarëve duke u dalë në ndihmë komunave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.