Sot gjatë ditës, drejtoresha e Administratës, Antoneta Ejupi dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, kanë inspektuar punimet të cilat janë kryer në bibliotekën e qytetit dhe hapësirën e renovuar në objektin e vjetër të komunës, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Projekti për renovimin e sallës së vjetër të Kuvendit Komunal e cila tash është shndërruar në sallë leximi dhe në hapësirat përreth, buxhetit të Komunës i kanë kushtuar rreth 40 mijë euro.

Projekti i renovimit është në fazën finale dhe shpejt pritet të kompletohet edhe me inventarë dhe pajisjet tjera të nevojshme.

Drejtori Balaj, tha se po ndjehet i lumtur që kjo hapësirë tash pas renovimit po merr pamjen e një biblioteke moderne e me kushte shumë më të volitshme për lexim për studentët dhe nxënësit llapjanë./Llapi.info