Lexuesit llapjan mund të furnizohen me libra në Bibliotekën e qytetit të Podujevës brenda 12 orëve në ditë, njofton Llapi.info. Orari i punës së Bibliotekës është zgjatur nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Podujevë, Agron Gërguri.
Ai tha se kjo zgjatje e orarit të punës së Bibliotekës është bërë tash e dy muaj. Për këtë gjë Gërguri u shpreh se ndjehet i lumtur./Llapi.info