Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka konfirmuar se 11 amerikanë janë vrarë në konfliktin Izrael – Hamas, raporton BBC.

“Fatkeqësisht, ne e dimë se të paktën 11 qytetarë amerikanë janë në mesin e të vrarëve – shumica prej të cilëve kishin bërë Izraelin shtëpi të dytë”, ka thënë Biden, raporton BBC.

Ndërkohë Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së nuk ka dashur të specifikojë se çfarë armatimi apo përkrahje në mbrojtje do t’i dërgojë Izraelit.

Por, një zyrtare e Departamentit ka thënë të hënën se do të shikohet se “çfarë armatimi do të mund të dërgohet shpejt në Izrael”.

Ajo ka thënë se SHBA-ja do të jetë në gjendje të përkrahë njëkohësisht Izraelin e Ukrainën.