WASHINGTON, DC - AUGUST 16: U.S. President Joe Biden delivers remarks on the worsening crisis in Afghanistan from the East Room of the White House August 16, 2021 in Washington, DC. Biden cut his vacation in Camp David short to address the nation as the Taliban have seized control in Afghanistan two weeks before the U.S. is set to complete its troop withdrawal after a costly two-decade war. Anna Moneymaker/Getty Images/AFP (Photo by Anna Moneymaker / GETTY IMAGES NORTH AMERICA / Getty Images via AFP)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë edhe njëherë të qartë se do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Përmes një cicërime në Twitter tha se ata nuk do të luftojnë kundër Rusisë në Ukrainë, pasi thotë se kjo do të çojë në Luftën e Tretë Botërore, raporton CNN.

Ai shtoi se duhet të përpiqen që të parandalojnë një konfrontim të drejtpërdrejtë të NATO-s dhe Rusisë e cila shpie në një Luftë të Tretë Botërore.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar. Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore. Dhe diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, shkroi Biden.