Kriptomonedhat bitcoin dhe eter kanë rënë në nivelet më të ulëta disamujore të martën, raportoi Reuters.
Bitcoini, kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë për 6 për qind, në 88,245 dollarë.
Kjo shënon edhe uljen më të madhe që nga nëntori dhe herën e parë që ka rënë nën 90 mijë dollarë që nga mesi i janarit.
Ndërsa eteri ka rënë deri në 11 për qind apo në 2,333 dollarë – më e ulëta që nga tetori.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Bitcoini pati arritur vlerën rekord në 106 mijë dollarë.