Lajmi për nënshkrimin e marrëveshjes për eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi ka ndikuar në rënien e çmimit global të grurit për 2 për qind.

“Para luftës, Ukraina ishte furnizuesja e pestë më e madhe në botë me grurë. Ka rënë në listë për shkak të bllokimit të porteve të saj, por sot, çmimet e grurit globalisht kanë rënë për 2 për qind në pritje të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të madhe, që jep shenjë për ndikimin që mund ta ketë”, raportoi korrespondenti i gazetës “Financial Times” në Ankara, Laura Pitel.