Screenshot

Pas arratisjes që pasoi me vrasjen e Faton Hajrizit nga autoritetet serbe, Policia e Kosovës është aktivizuar në arrestimin e dy personave që dyshohen se i ndihmuan Hajrizit pas arratisjes. Njëri prej tyre është dërguar tashmë në mbajtje, teksa akoma nuk dihet se a do të caktohet masa e ndalimit policor edhe për të arrestuarin e dytë.

Njëri nga të arrestuarit është F.Gashi, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Hajrizin që të ikë nga burgu i Smrekonicës.

Lajmin për një person të arrestuar e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetime në lidhje me arratisjen e ndodhur ditë më parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me datë 20.07.2024 është ftuar për intervistim një person mashkull kosovar, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin pas arratisjes nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Për të gjitha veprimet hetimore është konsultuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”.