Personi me inicialet N.H nga Siboci i Podujevës ka vdekur, pasi ka rënë nga shkallët ku ai po punonte brenda një objekti në Sllatinë të Fushë-Kosovës, raporton Llapi.info

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Trupi i pajetë i 38 vjeçarit është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore, ndërsa me rastin po merret policia dhe institucionet e tjera përkatëse.

Rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’./Llapi.info