Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Brecë të Podujevës, raporton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.
Sipas njoftimit të policisë, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime. Ndërkaq njoftohet se nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK, por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.
Siç mëson Llapi.info, i ndjeri ka rënë nga pema, por që s’ka arritur t’i përballojë plagët./Llapi.info