Shitja e automjeteve në Europë vazhdon të bjerë për të shtatin muaj radhazi.
Në mars kjo rënie ishte 4 përqind.
Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), me seli në Bruksel, tha se 1 milion e 72 mijë automjete të reja u shitën muajin e kaluar, nga 1 milion e 79 mijë vetura në mars të vitit 2018.
Italia udhëheq pesë tregjet më të larta në rënie.
Grupi ”Volkswagen” rezultoi me 23,2 përqind të shitjeve me një rënie të butë prej 1 përqind.
Aksionet e markave luksoze si ”Audi” regjistruan një rritje prej 1,7 përqind, ndërsa ”Porsche” në rënie me 19 përqind.
Prodhuesi francez i automjeteve ”Renault” është i vetmi midis prodhuesve të automjeteve me rritjen e shitjeve prej 2 përqind, përcjell Klan Kosova.
Shitjet e prodhuesit luksoz gjerman të automjeteve ”Daimler” shënuan rënie prej 13,3 përqind, ndërsa shitjet e BMW-së u ulën me 2,2 përqind.