Ndonëse prilli ishte muaji më i nxehtë që nga Lufta e Dytë Botërore, maji po shënon temperaturat më të paqëndrueshme, që nuk janë karakteristikë e këtij muaji.
Pas ditëve të fundit me shi, moti do të sjell akoma mot të lëkundur, por kryesisht me vranësira dhe të reshura
Sipas meteorologëve, edhe gjatë javës së ardhshme temperaturat do të sillen rreth 20 gradë maksimalja.
E hëna do të nis me vranësira e shi dhe me intervale të rralla me diell. Temperaturat do të shënojnë nga 13 deri në 19 gradë Celsius.
Edhe katër ditët e tjera të javës do të jenë thuajse të ngjashme. Temperatura më e lartë e javës do të shënohet ditën e mërkurë ku pritet të shkojë në 22, ndërkaq ajo më e ulëta ditën e martë, kur temperaturat pritet të shënojnë 10 gradë.