Për 94.6 milionë euro kanë rënë të hyrat e buxhetit të shtetit gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Nga 503.1 milionë sa ishin tremujorin e kaluar, ato kanë rënë në 408.5 milionë apo 18.8 për qind, shkruan sot Koha Ditore. Këto të dhëna kanë dalë nga Raporti i Agjencisë së statistikave për llogaritë qeveritare në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti, sipas të cilave shuma e të hyrave në Kosovë është më e vogël sesa shpenzimet.
Shpenzimet për paga u rritën për 3.6 milionë euro në tremujorin e parë të këtij viti. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ato u rritën për 7.8 milionë euro.
Gjatë periudhës janar – mars shuma e të hyrave ka arritur vlerën e 408.5 milionë eurove, ku pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte të cilat paraqesin 63 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.