Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari është duke e parë si të rrezikshme aktivitetin e një Organizate Jo Qeveritare në Podujevë.
I pari i BIK- ut në Podujevë këtë shqetësim e ka ngrerë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) që është mbajtur sot në këtë komunë.
Jashari tha se aktiviteti i kësaj OJQ-je të huaj mund të jetë promovuese e radikalizmit dhe ekstremizmit në vendin tonë, njofton Llapi.info.
Ai këtë shqetësim e ngreu në prani të përfaqësuesit të KFOR-it në Podujevë, komandantit të Policisë në Podujevë Bekim Bislimi, si dhe nënkryetarit të Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari./Llapi.info