Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë mbështet imamin z. Imri llugaliu si dhe të drejtën e tij për të mbrojtur autoritetin dhe paanësinë e tij. Duke mbështetur imamin Llugaliu, Këshilli ruan dhe mbron autoritetin e vet fetar-Islam në komunën tonë, thuhet në një reagim në faqen zyrtare të kësaj bashkësie, transmeton Llapi.info.
Ka ardhur koha që individët që përdorin pamje të punës së imamit në xhaminë e Keshillit, t’u thuhet, mjaft. Individët që edhe në të kaluarën tentuan të përdorin xhaminë dhe xhematet tona, kinse për t’siguruar të drejta për xhematin, nuk kanë qëllim tjetër vetëm se përfitime politike në kuadër të fushatave dhe zgjedhjeve qendrore.
Partitë politike të vetëquajtura “Islame” duhet të ofrojnë programet e tyre jashtë dhe larg objekteve fetare. Xhamitë janë në shërbim të lutjeve dhe kryerjes së riteve fetare e nuk shërbejnë për agjenda partiake.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë i bën thirrje kandidatit që të heq menjëherë foton e imamit Llugaliu të cilën është duke e përdorur për të promovuar veten. Ne nuk jemi në dijeni se cilit subjekt politik i përket zotëriu, por e dijmë që nuk është hera e parë që përdor fenë për qëllime private.(kbi-Podujeve), thuhet në reagimin e Bashkësisë islame të Podujevës./Llapi.info