Kreu i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari është pritur në takim nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemal Minzhozi në Prishtinë me ç’rast biseduan për punën e BIK në Podujevë si dhe formimin e një Bashkësie Islame mbarë shqiptare si një trup i vetëm, shkruan Llapi.info.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minzhozi tha se eksperienca e suksesit duhet të bartet tek komunat tjera, kështu duke shprehur mirënjohje për qytetarët e Podujevës të cilët sipas tij nuk morën pjesë në luftën në Siri e Irak.

Ndërsa i pari i BIK-ut në Podujevë, Bekim Jashari për Llapi.info tha se në takim iu tregua nevoja ambasadorit që në të ardhmen Bashkësitë Islame të funksionojnë si një trup i vetëm tek gjithë shqiptarët.

“Ne gjithashtu kemi njoftuar ambasadorin për punën dhe aktivitetet tona ditore si dhe atij I dorëzuam ftesën për një vizitë në BIK të Podujevës. Ne i shprehëm nevojën ambasadorit që në një të ardhme jot ë largët bashkësitë islame të funksionojnë si një trup I vetëm”, tha Jashari

Ambasadori Minzhozi ka shprehur kënaqësinë e tij që në një të ardhme të afërt të vizitoj institucionin e KBI-së në Podujevë.