Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas miratimit në lexim të parë të liberalizimit të vizave në Këshillit të Ministrave të BE-së.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Bislimi tha se procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.
“Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”, ka shkruar ai.