Gazeta zvicerane Blick i ka kushtuar një artikull Kosovës, më specifikisht Prishtinës, dhe vendeve ku e kalojnë kohën e lirë të rinjtë.
“NewBorn” është e vendosur me shkronja të mëdha përballë kompleksit sportiv në rrugën “Luan Haradinaj”. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, “NewBorn” është një shenjë e një fillimi të ri. Fansat e Rita Orës e njohin monumentin nga videoklipi i këngës “Shine Ya Light”.
Vendi është i ri. Rreth një e treta e 1.8 milion banorëve janë nën 35 vjeç. Por si e kalojnë të rinjtë kohën e lirë atje?
Për mëngjes, takoj dy miq në Bukatore & Cafe në rrugën “Enver-Maloku 82”. Ndërsa marr çajin, ata më tregojnë se babai i Dua Lipës ishte aty. Babi i yllit të pop-it, e cila ka rrënjë kosovarë, shpesh pinë kafe aty.
Prishtina ka 200,000 banorë dhe është poashtu vendi i selisë së qeverisë. Në qendër të qytetit është bulevardi Nënë Tereza, ku mund të dilni për shëtitje. Ajo zonë ka emrin e shqiptares më të famshme, Nënë Terezës, dhe është një vend takim për të rinj dhe të moshuar. “Kullerat” preferojnë kafenë “Dit’e Nat” apo Somma. Taverna “Tirona” poashtu rezulton të jetë një vend komod për të ngrënë dhe për të pirë. Ushqimi tradicional shqiptar shërbehet në Tavernën “Sofra Brezi”. Kur këngëtarët arrijnë aty, hapësira midis karrigeve dhe tavolinave lirohet për valle. Për të festuar, kosovarët nuk kanë nevojë për klube. Në vendin më të ri në Evropë, mundësitë janë të kufizuara, por ata krijojnë disa vende.
Në Prishtinë ka udhëtime çdo ditë nga Zvicra dhe Gjermania, derisa koha e fluturimit është 1.5 orë. Hoteli Grand dhe Hotel Prishtina janë dy hotele ku mund të vendoseni. Për ekskursion mund të shkoni në Prizren, qytetin e dytë më të madh në Kosovë, që gjithashtu është edhe qendra kulturore e vendit dhe një qytet i vjetër piktoresk për shëtitje. /IndeksOnline/