Një person nga Lipjani është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës.
Ai dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare dhe falsifikim të dokumenteve, duke i modifikuar faturat në blerjen e mallrave të ndryshme përmes internetit.
Personit në fjalë i janë sekuestruar dy llaptop dhe një telefon celular, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.