Janë duke vazhduar pritjet e gjata nëpër kufijtë e Kosovës me Serbinë, shkruan Llapi.info.
Pas përfundimit të pushimeve, të gjithë mërgimtarët që ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e veprojnë janë duke pritur me orë të tëra në Merdare, në dalje të Kosovës.
Sipas statistikave të Qendrës së Menaxhimit të Kufirit, fluksi më i madh është në dalje të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Në këtë pikë kufitare pritja është katër orë apo 240 minuta dhe kolona ka arritur deri në 1 kilometër.
Në këtë pikë kufitare ka pritje edhe në hyrje të Kosovës. Qytetarët janë duke pritur 1 orë e gjysmë dhe kolona është e gjatë 500 metra.
Për dallim nga kjo pikë kufitare, Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat tjera s’ka kolona dhe pritje të gjata.
Ndryshe, Ndryshe, mërgimtarët vazhdimisht ballafaqohen me vonesa të shumta në kufi me Serbinë./Llapi.info